Hit enter to searchOverlay or ESC to close

Raimonda Kamberi

Ka lindur dhe është rritur ne Durrës. Në moshen 6 vjeçare ne shtepine e pionerit ndiqte kurset per balet, kitare dhe kenge. Profesore Nazmije Mici e veçon si soliste dhe në festivalin  e pionereve fiton çmim të parë në Durrës. Në Shkoder në festivalin Kombetare merr çmimin e dytë.  Në moshën 12 vjeçe kendon në pallatin Rinia këngën e të madhes Vaçe Zela ‘Valsin e lumturisë’.  Deri në moshën 16 vjeçe ka kenduar në anketat e festivalit në pallatin Rinia, Pallati i Kulturës Aleksander Moisiu. Më vonë e dërguan në festivalin e interpretuesve të rinj në Tiranë ku provat i bënte me Gjergj Lekën dhe u prezantua me këngën ‘Djaloshi me kemishen flak Të kuqe’. Me vone shkon dhe jep konkurs për kanto popullore ku mernin pjese dhe këngëtarë Durrësake qe ishin neper festivalet e Radios.  Ndiqte mesimet me Zeliha Sina, Ibrahim Tukici, Luiza Papà etj. Qysh ne ditet e para u zgjodh të kendojë me Ansamblin  Shteteror.  Për 1 vit me Agim Krajka si drejtues meson shumë nga këngëtarët e mrekullueshem Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Zeliha Sina, Hysni Zela etj. Për shkak të biografisë nuk iu dha e drejta për të vazhduar Konservatorin. Ka marë pjesë në estradën e Durrësit dhe në çdo vend Kulture të qytetit të Durrësit. Në vitin 1990 largohet nga Shqiperia për në Greqi ku vazhdon të jetoj aty.