Ermira Babaliu
Ermira Babaliu ka lindur ne Korce dhe është rritur në Pogradec. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë e që shumë shpejt u dallua nga këngetarët e tjerë. Aktivizohet pranë Estradës së qytetit, ku merr pjesë në variete të kësaj Estrade, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën “Erdh’ pranvera”. Studimet e larta i kryen në Universitetin e Tiranës, në Degën Filozofi. Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet me çmime te dyta e te treta , ne Festivali i 25-të dhe i 26-të, me këngët “Nje jete nga Jeta ime dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”.Ne konkurimin e interpretuesve te kenges,vleresohet si kengetarja me e mire e vitit 1994 me kengen “Emri me i bukur” Me çmim vlerësohet edhe me këngën tjetër, “E njejta enderr”. Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën.