Hit enter to searchOverlay or ESC to close

Dhimitër Stefa

Ka lindur në Durrës në 21 Maj 1962, në moshën 10 vjeçare në vitin 1972 fillon aktivitetin artistik. Për herë të parë, u aktivizua si solist në Shtëpinë e Pionierit Durrës. Në vitin 1975,  u ftua të këndonte në rrolin kryesor,  në operetën e krijuar nga kompozitori i shquar Agron Xhunga me libret të shkrimtarit dhe regjisorit Haxhi Rama. Një operetë ajo, që nga përmasat e realizimit artistik dhe vokal, u konsiderua si një vepër muzikore gati profesionale, dhe që u vlerësua shumë nga publiku, dhe kritika e kohës. Pasi kreu klasën e tetë, për rreth 2 vjet, nuk u aktivizua në asnjë aktivitet artistik. Në fund të vitit 1979 , në Durrës u organizua konkursi i zërave të rinj,  aktivitet në të cilin morën pjesë shumë këngëtar aspirant, dhe ku Dhimitri u shpall fitues i këtij konkursi. Në fillim të vitit 1980 rifilloi të këndoi në Anketën Muzikore të Pallatit Rinia, ku kontribuoi deri ne vitin 1990. Ne vitin 1981 u konfirmua përsëri në premierën e parë të regjisorit të madh, Panajot Kolo. Ne vitin 1983  mori pjese ne ansamblin artistik te fllotës Luftarake Detare ku kendoi në takimet e distrikteve ushtarake në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1986, merr pjesë në festivalin kombëtar të interpretuesve të klasës punetore në Elbasan, ku debutoi me këngën e kompozitorit Gjergj Leka “Me duart e Nënës”, ku doli dhe në natën finale të festivalit. Po në atë vit Dekorohet nga Presidiumi i kuvendit popullor te Shqiperise me Medaljen Naim Frasheri. Nga viti 1981 e tutje, mori pjesë rregullisht në festivalet e këngës në Durrës. Në vitin 1992 u inkuadrua në aktivitetet e Estradës profesioniste të Durrësit, duke kontribuar kështu për 9 vjet rresht. Ne vitin 1994  merr pjesë në spektaklin televiziv të televizionit të vetëm publik Shqiptar “E Shtuna Gazmore e një Qyteti”, ku u prit nga publiku me mjaft sukses me këngën “Java e Dashurisë”. Ne vitin 1995 debuton si aktor ne Komedine “ Triptik Fjalkryqe Familjare “ me Libret te Mjeshtrit te Madh Haxhi Rama. Ne vitin 1997 këndon në festivalin kombëtar të këngës popullore qytetare, Ne Elbasan me Ansamblin Popullor Durrësi, ku përfaqësohet me dy këngë. Ne vitin 2000 u shkëput nga skena për arsye personale. U rikthye ne vitin 2018 ne premjeren e estrades profesioniste Durrës “ Humor me shumicë , vënë në skenë nga humoristi Edmond Halili