Hit enter to searchOverlay or ESC to close

Alida Hisku

Alida Hisku është këngëtare e njohur. Alida Hisku ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë!